Shpesh herë na ndodh që të kemi dëshirë të dukemi sa më mirë në plazh. Konkurenca mes personave është aq e madhe saqë ndonjëherë ndjehemi të pasigurtë për trupin tonë. Ja disa ushqime të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet ti përdorni përpara se të shkoni në plazh.
Konkurrenca e femrave në plazh dhe e meshkujve, arrin në nivele tepër të larta, madje-madje, kalon në xhelozi. Gjatë kohës që jemi me pushime duhet të kemi kujdes se çfarë konsumojmë. Ja cilat janë disa ushqime që nuk mund t’i konsumojmë para se të shkojmë në det…
Perimet jeshile
Është e vërtetë që janë ndër faktorët kryesorë për një trup të bukur dhe për një rënie në peshë, por ju sugjerojmë të mos i konsumoni përpara se të shkoni në det. Në fakt, që nga sallata jeshile, lakra e lulelakra e deri te brokoli, këto perime përmbajnë një sasi sheqeri, i cili shquhet për një fryrje të lehtë barku.



