Tshmë dihen edhe zyrtarisht dy skuadrat e Ligës së Dytë që kanë siguruar rikthimin në Ligën e Parë.
Fjala është për Ulpianën dhe Deçanin, ekipe këto që para një edicioni kishin rënë në Ligën e Dytë.
Për dallim nga deçanasit që një javë më parë kishin sigurur rikthimin aty ku ishin para një edicioni, Ulpiana me fitoren e sotme në derbi ndaj Kikës 1:0 arriti të ngjitet një rang më lartë, shkruan Gazeta Sheshi.
Ndeshja ishte tejet interesante, derisa vendasit realizuan në minutën 72 me anë të Rexhepit. Deri para këtij takimi, edhe Kika kishte mundësi inkuadrimi në Ligën e Parë, por kjo humbje i lë edhe jashtë barazhit, pasi pozitën e dytë në Grupin B e ka siguruar Lepenci që në barazh luan me Vitinë.
Ndërkohë, nga Grupi A, në barazh luan Rilindja e Kosovës kundër Kosovës së Prishtinës.
Ndeshjet e barazhit për Ligën e Dytë zhvillohen të shtunën në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.



