Ekspertët juridik: Presidenti ka bërë edhe një gabim të radhës me tërheqjen e pjesshme të vendimit për falje (Video)

PUBLIKUAR

Prokuroria speciale do të vazhdojë hetimet për personat për të cilët presidenti Gjorge Ivanov tërhoqi faljen. Sipas ekspertëve juridik, me tërheqjen e faljes, prokurorët special, kanë dy opsione në dispozicion. I pari është të vazhdohet dhe të zgjerohen hetimet prej para faljes më 12 prill, ndërsa i dyti është që të fillohet me hetim të ri për rastet e njëjta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Unë personalisht konsideroj se PSP-ja do të shkojë me kërkesë për zgjerimin e hetimit. Kjo do të thotë se, për shembull zoti Nikolla Gruevski do të thirret në rolin e të akuzuarit në PSP për të dhënë deklaratë nëse hetimi zgjerohet kundër tij”, deklaroi për Alsat-M, ish-gjykatësi Jovan Joanidis.

Për personat tjerë të cilët Ivanov nuk i largoi nga lista e të falurve, në të ardhmen mund të hapen procedura të reja që nuk kanë të bëjnë me veprat për të cilat janë falur, shprehet ish-prokurori publik Jovan Tërpenovski. Ai shton se vendimi i Ivanovit për falje, nuk la vakum juridik, por vetëm e shtyu hetimi për diçka më shumë se një muaj.

“Prokuroria speciale mund të vazhdojë procedurën deri aty ku janë ndërmarrë veprime ose të vazhdojë me tjera, ose të fillojë nga fillimi. Praktikisht nuk ka kurrfarë pengese procedurale ose materiale juridike për të përfunduar procedurën në bazë të dëshmive që i kanë siguruar gjatë vetë procedurës”, tha ish-prokurori Jovan Tërpenovski.

Tërpenovski dhe Joanidis nuk pajtohen me vendimin e Ivanovit për të tërhequr faljen për 22 persona. Sipas tyre, presidenti ka bërë edhe një gabim të radhës me tërheqjen e pjesshme të vendimit për falje./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Një arsenal i konsiderueshëm armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është sekuestruar nga Policia e...

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se...

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...