Manifestimi masiv për pushtimin e Konstantinopojës, si mjet për qërim hesapesh: Gjithçka po shkon sipas planeve të Erdoganit

PUBLIKUAR

Presidenti turk, Recep Taiyyp Erdogan, po planifikon festën e madhe që ka të bëjë me pushtimin otoman të Kostandinopojës, Stambollit të sotëm, ku pritet të marrin pjesë mbi një milion njerëz.

Festimi do të jetë kombinim i modernes dhe mesjetares, kështu që parada e jeniçerëve do të përcillet edhe nga aeroplanët luftarakë turq, transmeton Telegrafi.

Masat e sigurisë do të jetë e jashtëzakonshme, ndërsa për organizim po përdoret imazhi i Sulltan Mehmet Pushtuesit dhe presidentit Erdogan.

Në manifestimin e vitit të kaluar, pak para zgjedhjeve, fjalimin e tij Erdogani e shndërroi në fushatë për të qëruar hesapet me kundërshtarët dhe kritikët e tij.

Dikur qyteti më i madh dhe më i pasur në botë, që ishte për më shumë se njëmijë vjet kryeqyteti i Perandorisë Bizantine ose Perandoria Lindore Romake, ra më 29 maj 1453, pas një rrethimi 53-ditor të forcave osmane. Pushtimi i Kostandinopojës ishte demonstrimi më i mirë në atë kohë i fuqisë së Perandorisë Osmane.

Për shekuj me radhë, Stambolli ishte bastion i ushtrive islame nga lindja në rrugën e tyre drejt Evropës. Me rënien e Kostandinopojës, “Romës së re”, evropianët kishin frikë se shumë shpejtë do të bie Roma e vjetër, pra selia e Kishës Katolike. Në të vërtetë, dy shekuj më vonë turqit kishin hyrë të thellë në Evropë, duke kërcënuar kryeqytetin Habsburgëve – Vjenën perandorake, transmeton Telegrafi.

Erdogani nga kritikët cilësohet si personi që synon ta rikthejë Perandorinë Otomane, ndaj dyshojnë se festimi i sivjetmë do të përdoret sërish për ambiciet e tij personale.

Deri tash gjërat po shkojnë si do Erdogani, pasi kryeministri i ri, Yildirim, kanë marrë mbështetjen e Parlamentit. Pro tij ishin 315 deputetë.

Yildirim, që është edhe kreu i ri i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, po ashtu do të jetë pjesë e manifestimit të pushtimit të Kostandinopojës. Emërimi i tij dhe planet për këtë festë masive, po cilësohen si hapat e parë drejtë instalimit të një sistemi presidencial në Turqi.

SHIKO MË SHUMË

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...

Një grua gjendet e vdekur në oborrin e një shtëpie

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në Korminjan...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta...