Koleksioni i mahnitshëm i BMW-së, që mbledh disa nga modelet më të rralla (Foto)

PUBLIKUAR

Në Gjermani është hapur për publikun një koleksion i rrallë që përfshin shumëllojshmëri të modeleve të prodhuesit BMW.

Aty ka vetura me koncepte të veçanta, fituese të garave, si dhe ato origjinalet që janë përdorur në Hollywood, transmeton Telegrafi.

Prej veturave të prodhuara para Luftës së Parë Botërore, deri tek modeli që është vënë në shitje në vitin 2002, janë disa nga makinat unike të mbledhura në një vend.

Vizitorët kanë mundësi ta shohin veturën që e ka vozitur agjenti James Bond në filmin ‘Tomorrow Never Dies’, si dhe një McLaren F1 që e ka motorin e BMW-së.

Nuk mungon as modeli 507, i vetmi me ngjyrë të verdhë i prodhuar, që vlen rreth dy milionë dollarë. /Telegrafi/

bmw002

bmw011

bmw010

bmw009

bmw008

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...