Ndihmoi bashkëshorten e tij që të lindte fëmijën. Burri qëllon mjekun me armë

PUBLIKUAR

Doktor, Muhannad Al-Zabn, u qëllua nga babai i fëmijës së sapolindur, pasi i dha lajmin e mirë në spitalin “King Fahad Medical” në Riad, pasi ndihmoi bashkëshorten e tij që të lindte fëmijën  dhe aryeja ishte se mjeku ishte mashkull dhe jo femër.

Në fillim doktori ka menduar se po merr një falënderim për pritjen e suksesshme, por në fakt ai u qëllua me armë nga babai i “tërbuar”. Mediet vendase shkruajnë se pas ngjarjes, burri u largua nga spitali.

Ndërsa doktori ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme dhe pas operacionit, ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Burri i paidentifikuar, i cili besohet se është mërzitur se një mashkull tjetër ka parë bashkëshorten e tij të zhveshur, është arrestuar nga policia.
Në Arabinë Saudite, burrat dhe gratë në shumicën e vendeve publike janë të ndarë. Gjithashtu gratë nuk lejohen që të drejtojnë makinë, si pasojë ata kanë shofer mashkull për të lëvizur jashtë./Shqiperiaime.al

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...