Mustafa: Nuk e njohim Donika Gërvallën si kryetare të Degës së LDK-së në Gjermani

PUBLIKUAR

Kryeministri,. njëherësh lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në Kuvendin e Punës së LDK-së, ka folur për Kryetaren e kësaj partie në Gjermani, Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se do të mbahen zgjedhje të reja për degën e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër dhe se Gërvalla nuk është më e lejuar të hyjë brenda pasi nuk njihet më si kryetare, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, një komision i LDK-së ka gjetur se atje ka pasur parregullsi në zgjedhjen e saj si kryetare e degës, “prandaj janë të domosdoshme zgjedhjet për këtë post”.

Gërvalla nuk u lejua sot të hynte në punimet e këtij kuvendi por ajo ishte larguar me forcë edhe javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...