Sot u mbajt takimi i planifikuar me kapitenët e skuadrave përfaqësuese të Liga Total.
Në këtë takim pati pjesëmarrje të konsiderueshme të kapitenëve sidomos nga Super Liga dhe Liga e dytë ndërkaq kapitenët e Ligës së Tretë ishin të pa informuar mirë.

VENDIMET E MARRURA SOT JANE KËTO:
** Minutazhi i pjesëve do jetë 2×15 minuta.
** Pagesa për një loje do jetë 9 euro për Super Lige ndersa për ligën e dytë dhe të tretë 7 euro për ndeshje.
** Numri i lojtarëve të huaj do jetë maximumi 3 lojtarë (meqenëse shumica vendosen kështu).
** Të gjitha skuadrat janë pajtuar me kuotizimin që për super lige është 20 euro dhe për ligën e dytë 15 euro.
Gjithashtu ekipet janë informuar që paraqitja e listave të lojtarëve dhe kryerja e pagesës së kuotizimit duhet të bëhet brenda datës 20 deri me 31 gusht 2014.
PËR DETAJET TJERA DO NJOFTOHENI NË DITET NË VIJIM.
Jemi shumë të kënaqur me diskutimet e bëra dhe me unanimitetin e treguar nga të gjithë kapitenët pjesëmarrës.
“FALEMINDERIT QE JENI PJESË E JONA”, ishin fjalët e Kryesisë së LIGA TOTAL për portalin tonë.
LIPJANINEWS.INFO




