Sulmet terroriste në Siri, numri i viktimave shkon në 150

PUBLIKUAR

150 raportohet se ka shkuar numri i viktimave nga një seri shpërthimesh të koordinuara që tronditën Sirinë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër ISIS.

Sulmet përfshinë qytetet Tartous dhe Jablé, të banuara në pjesën më të madhe me sirianë alavitë, minoritet ku bën pjesë kreu i shtetit Bachar al-Assad.Në këtë stad të luftimeve, këto dy qytete ishin të distancuara nga lufta që po rrënon Sirinë prej gjashtë vitesh, transmeton syri.

Një prej sulmeve u ndërmor nga një kamikaz, i cili u hodh në erë pasi aktivizoi një brez me eksploziv në një spital ku ofroi ndihmën e tij për transportimin e personave të plagosur nga shpërthimi i një autoveturë të shënuar më parë, raporton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

SHIKO MË SHUMË

Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë...

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti...

E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave...