Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Lipjani shpërblehen me dy çmime në Festivalin e 13-të në Fushë -Arrëz

PUBLIKUAR

Të shtunën në Fushë-Arrëz të Shqipërisë ka përfunduar edicioni i 13-të i Festivalit mbarëkombëtarë të Instrumentistëve të Vegjël Popullor. Në mesin e 23 grupeve të fëmijëve nga të gjitha trojet shqiptare kanë marrë pjesë edhe Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Komuna e Lipjanit. Në këtë festival fëmijët e Instrumentistëve të vegjël shpalosen vlerat e tyre artistike para jurisë profesionale dhe të pranishmëve të tjerë. Në këtë garë shumë profesionale, Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Komuna e Lipjanit u shpërblyen me dy çmime: me vendin e dytë të këtij festivali si dhe zëri më i mirë të cilit i takoi Riad Kërpuzit.
Në hapjen zyrtare të këtij festival i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i cili ka uruar dhe përgëzuar grupet pjesëmarrëse për angazhimin e tyre, të cilët kanë sjellë në këtë festival vlerat kulturore artistike të trojeve shqiptare dhe mënyrën se si këto vlera kultivohen dhe ruhen nga populli ynë artëdashës. Kryetari Ahmeti në të njejtën kohë ka ururar instrumentistët e vegjël garues për suksese të mira në këtë festival duke thënë se Komuna e Lipjanit në vazhdimësi po i mbështet të rinjët të cilët kanë dëshirë për ti ruajtur vlerat tradicionale.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...