Donika Gërvalla, kallëzim penal kundër kryeministrit Mustafa

PUBLIKUAR

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se është duke pritur protokollimin nga Prokuroria e Shtetit për kallëzimin penal ndaj kryeministrit Isa Mustafa.

Gërvalla, që është edhe kryetare e degës së LDK-së në Gjermani, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se është kureshtare se di do të trajtohet ky rast.

“Në prokurori, në pritje të protokollimit të kallëzimit penal ndaj Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë dhe LDK-së, të cilët duke dashur të luajnë rolin e rojës, më sulmuan fizikisht… Kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë”, shprehet Gërvalla në Facebook

Gërvalla, akuzon kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e LDK-së, Ismet Beqiri për sulm fizik ndaj saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...