YAHR: Dështon Kuvendi Komunal i Lipjanit në organizimin e dëgjimin Publik me qëllim të diskutimit të : Propozim Rregullores për Shërbime Publik (FOTO)

PUBLIKUAR

YAHR shkuan se ka dështuar Kuvendi Komunal i Lipjanit në organizimin e dëgjimin Publik me qëllim të diskutimit të : Propozim Rregullores për Shërbime Publike dhe Rendin Komunal dhe Draft – Strategjia për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Lipjanit.
Në sallë përveç zyrtareve komunal, ishin vetëm 2 qytetar dhe tre përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Edhe pse nuk pat interesim për këtë dëgjim publik, megjithatë u mbajt me këta dy qytetarë nga ana e zyrtareve komunal, shkruan YAHR.
Arsyeja pse nuk ka pjesëmarrje të qytetarëve në këtë dëgjim publik u tha vetë nga pjesëmarrësit, gjegjësisht nga dy qytetarët që ishin prezent, e ato ishin mungesa e informimit të qytetarëve për organizmin e këtyre debateve.
Organizata YAHR gjatë monitorimit të këtij dëgjimi publik ka vërejtur një organizimi të dobët i këtij dëgjimi, pra mungon informimi i qytetarëve me shpërndarjen e njoftimeve nëpër vendet publike, po ashtu gjatë dëgjimit publik nuk kishte material të shtypur për tu shpërndarë pjesëmarrësve. Organizata YAHR kërkon nga institucionet lokale në rast të organizimit të këtyre debateve publike që organizatorët që ta marrin më seriozitet organizimin e tyre, e jo vetëm formalisht të organizohen me qëllim të vetëm për ta përmbushur një obligim ligjor, përfundon YAHR.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...