Obama konfirmon: Lideri i talibanëve është vrarë

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se udhëheqësi i talibanëve, Mullah Akthar Mansur, është vrarë.

Obama ka thënë se vdekja e tij është një moment i rëndësishëm në përpjekjet për të sjellë paqe në Afganistan.

“Kemi hequr liderin e një organizate që ka vazhduar të bëjë komplote kundër nesh, të kryejë sulme kundër forcave amerikane dhe atyre të koalicionit, si dhe të luftojë kundër popullit afgan”, ka thënë Obama.

Autoritetet afgane kanë thënë se Mansur është vrarë më 21 maj në një sulm të telekomanduar të SHBA-së, në provincën Baluçistan të Pakistanit, transmeton Rel.

Mansur është shpallur lider i talibanëve në korrik të vitit 2015, disa ditë pasi Qeveria afgane ka konfirmuar se udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Mohammad Omar, ka vdekur në Karaçi të Pakistanit, dy vjet më herët.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...