Sekuestrohet një arsenal armësh dhe granata dore në Topliqan të Lipjanit

PUBLIKUAR

 

Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Topliqan, Lipjan 21.05.2016 rreth orës 18:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ka vërejtur dy të dyshuar të panjohur, të cilët afër rrugës kishin lënë një kovë të plastikës në të cilën shkruante “rrezik mos e prek”. Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor, ndërsa njësia e PK-së për deminim rreth orës 01:10 në vendngjarje ka gjetur një granatë dore F2, prodhim kinez, 185 fishekë AK-47 230 fishek 7.62 mm, 4-karikator AK të zbrazur, një karikator me dy fishekë, një karikator i mbushur të AK, dhe katër pjesë të armës së njëjtë. Mjeti i dyshuar granatë dore është tërhequr nga njësia e PK-së për deminim ndërsa mjetet tjera janë konfiskuar nga njësitet përkatëse policore. /LipjaniNews/

FotoArkiv

SHIKO MË SHUMË

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...