Vdes duke lidhur linjën ilegale(VIDEO)

PUBLIKUAR

Untitled34

Një 37-vjeçar emri i të cilit është Altin Myftari ka gjetur vdekjen ditën e premte në shtyllën e tensionit të ulët teksa po tentonte të bënte rilidhjen e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur menjëherë pasi OSHEE bëri një një aksion në zonën Babrru-Paskuqan për prerjen e energjisë elektrike abonentëve pa kontratë. 

Sipas specialistëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Njësia nr 3 në Drejtorinë Rajonale të Tiranës rezulton me numrin më të madh të abonentëve pa kontratë. Sipas tyre, janë raportuar mbi 1700 raste që furnizohen me energji elektrike pa e paguar atë, ndërkohë që deri tani vetëm 31 prej tyre kanë aplikuar për kontrata me OSHEE, e cila ka ndërmarrë në terren një nismë për gjetjen e vjedhjes së energjisë elektrike në kushte flagrance.

Për pasojë policia ka bërë procedimet për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike. Vetëm ditën e premte, pas një aksioni në zonën Babrru-Paskuqan, specialistët e OSHEE kanë raportuar 300 raste abonentësh pa kontratë, ndërkohë që po dje policia e komisiaritit Nr.5 ka bërë 6 kallëzime penale për vjedhje të energjisë elektrike ndaj disa shtetasve të cilët vidhnin energjinë elektrike.  /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar nisjen e një projekti për...

Shukri Buja mobilizon shtabin: Nesër takohemi në sheshin ‘Adem Jashari’

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se nesër, më 13 shtator,...