Padi penale për dy persona për ‘marrëdhënie seksuale me një person të pafuqishëm’

PUBLIKUAR

Policia në Kërçovë parashtroi padi penale kundër A.Ç (30) nga Shqipëria me qëndrim të përkohshëm në Ohër dhe K.K.(51) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale ‘marrëdhënie seksuale me një person të pafuqishëm’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi MPB-ja, të denoncuarit në periudhën nga data 19 deri 20 i këtij muaji, në shtëpinë në pronë të K.K. në Kërçovë, duke e shfrytëzuar sëmundjen e saj shpirtërore, kanë kryer marrëdhënie me vajzën 19 vjeçare nga Ohri.

E dëmtuara e cila ishte me çrregullime shpirtërore, më 19 maj të 2016 është paraqitur si e zhdukur, pas ç’ka SPB Ohër ndërmorri masa për gjetjen e saj. Më 20 maj në orën 22:40 nëpunësit policorë në bulevardin ‘Zhelezniçka’ në Ohër, kanë ndaluar një automjet ‘Opel Astra’ me targa të Kërçovës, në të cilën kanë qenë të dy të denoncuarit dhe e dëmtuara.

Gjatë kontrollit me urdhër të Gjykatës themelore në Kërçovë, në shtëpinë e të denoncuarit K.K. janë gjetur sende të cilët kanë rëndësi për procedurën e mëtejme penale. Me vërtetim përkatë janë marrë përkohësisht dhe janë dërguar për ekspertizë në MBP-Shkup.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...