Ushtria e Irakut nis ofensivë në Falluxha

PUBLIKUAR

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka njoftuar se ka nisur operacioni ushtarak për rikthimin e qytetit Falluxha nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

“Ora zero për çlirimin e Falluxhas ka ardhur. Momenti i fitores së madhe është afruar dhe Daesh (IS) nuk ka zgjidhje, pos të largohet”, ka thënë Abadi.

Ushtria irakiane tashmë ka paralajmëruar civilët që të largohen nga zona.

Falluxha ka qenë qyteti i parë që ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në vitin 2014, transmeton Rel.

Ushtria e Irakut ka thënë për televizionin shtetëror se ata që nuk kanë mundur të ikin, të ngrenë flamurin e bardhë mbi shtëpitë e tyre.

Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se civilët që kanë mbetur në Falluxha, janë në rrezik nga uria.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...