Një vit pa njohje (Video)

PUBLIKUAR

Është bërë një vit qëkur Kosova nuk ka marrë ndonjë njohje. Shteti i fundit që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës është Antigua dhe Barbuda. Kjo ka ndodhur në maj të vitit të kaluar.

Presidenti i vendit, ish-ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ka paralajmëruar angazhim konkret që sa më parë Kosovën ta njohin edhe Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia, dhe Qipro.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se Serbia po luan rol destruktiv në këtë proces, duke determinuar ritmin e njohjeve të reja.

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se kryeministri do të rishikojë formatin e bisedimeve me Serbinë, për të kërkuar trysni më të madhe nga Brukselit ndaj kësaj qasje të Serbisë.

“Kjo nënkupton gjithashtu edhe rishqyrtimin e vendimit të shteteve anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës”, është shprehur Abdullahu.

Dështimin për mos njohjen e Kosovës nga ana e pesë vendeve të Bashkimit Evropian, studiuesi i politikave dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian, Avni Mazrreku, ia atribuon vet BE-së. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...