Studim: Kanceri mund të parandalohet duke i bërë këto gjëra

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Kanceri mund të parandalohet me ndryshim në stilin e jetës, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit, pasi që kanë zbuluar se mos pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit në sasi modeste, pesha normale dhe ushtrimet fizike i parandalojnë më shumë se gjysmën e vdekjeve nga kanceri.

“Për femrat, 41 për qind e rasteve me kancer dhe 59 për qind e vdekjeve nga kanceri kishin qenë të evitueshme. Ndërsa te meshkujt, ata kishin vlerësuar se 63 për qind e rasteve me kancer dhe 67 për qind e vdekjeve nga kanceri kishin qenë të evitueshme”, ka thënë një profesor nga Harvardi, transmeton Telegrafi.

Për këto të dhëna, një pjesë e hulumtuesve nga Harvardi kishin bërë shumë studime rreth shëndetit dhe stilit të jetës të qindra mijërave infermiereve dhe meshkujve që merren me mjekësi.

Ata i kishin ndarë njerëzit në dy grupe: grupi me rrezik më të vogël dhe ai me rrezik më të madh.

Grupi i parë nuk kishte konsumuar duhan, femrat nuk kishin konsumuar më shumë se një gotë birrë në ditë (dy meshkujt), kishin pasur peshë mesatare dhe kishin ushtruar thuajse çdo ditë.

Ata kishin zbuluar se sjelljet e shëndetshme kishin pasur efekt mahnitës në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, përfshirë atij të pankreasit, veshkës etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...