Autoritetet injoruan fotografinë e Abdeslamit me flamur të ISIS-it

PUBLIKUAR

Autoritetet belge e kanë parë fotografinë e të dyshuarit për sulme në Paris Salah Abdeslam me flamurin e ISIS-it e postuar në Facebook tri ditë para sulmeve.

Siç njofton radiotelevizioni RTBF autoritetet belge kësaj fotografie nuk i kanë kushtuar kujdes të veçantë.

Edhe pse qendra kombëtare kundër kërcënimeve nga terrorizmi është lajmëruar për fotografinë në tetorin e vitit të kaluar, zyrtarët e sigurisë nuk i kanë kushtuar vëmendje.

RTBF po ashtu thuhet se e kanë ditur se Abdeslam në fillim të vitit 2015 ka qenë në kontakt me të dyshuarin për organizimin e sulmit terrorist në Paris Abdelhamid Abaud i cili ka qenë figurë e rëndësishme në ISIS, transmeton AFP.

Këshilli i Parlamentit e ka ditur se policia belge ka ndaluar së hetuari për Abdeslamin dhe vëllain e tij Brahim gjashtë muaj para sulmeve të Parisit edhe pse janë konsideruar të dyshuarit kryesor për terrorizëm.

Abdeslam është arrestuar më 18 mars në Bruksel ndërsa tash po pret fillimin e gjykimit në Francë.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...