Sabit Pacolli: Unë do të merrem me Lipjanin

PUBLIKUAR

Sabit Pacolli, si koordinator i degës së AKR-së në Lipjan ka shkruar përmes llogarisë së tij në facebook se tash ai do të merret me Lipjanin, kështu duke ju bërë thirrje për të ju bashkuar AKR-së në Lipjan.

Postimi i polotë i Pacollit:

Disa thonë që jam shumë i ndershëm për tu përfshirë në politikë, se jam shumë i qetë dhe se jam më shumë menaxher se debatues.

Ne i kemi provuar politikanët tipikë, flasin shumë, e punë pak. Ata ja vënë fajin të tjerëve duke mos zgjidhur problemet tuaja. Politikanët tipikë gjejnë mënyra për të qënë jo transparent me ju dhe për vite me rradhë janë marrë me njëri tjetrin. Unë do të merrem me Lipjanin.

Bashkohuni me AKR, për një qytet më të mirë.

Bashkohuni me AKR, për punë, jo fjalë.

Bashkohuni me AKR, për të treguar se Komuna e Lipjanit mund të punojë për të gjithë qytetarët.

Së bashku me ju për familjet tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave, si dhe për të gjithë Lipjanin, (sic), ka shkruar ai./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...