Objekti i Gjimnazit ‘Ulpiana’ në Lipjan vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë

PUBLIKUAR

Ka vite qe objekti i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan ka nisur të ndërtohet  por ajo ka mbetur në gjysmë, arsyet nuk i din as drejtori shkollës por as komuna e Lipjanit e cila premton se do ta rinovoj objektin ekzistues. Shkolla ku aktualisht vijojnë mësimin nënsit vetëm emrin shkollë nuk e meriton ta ketë, përcjell transmetuesi publik.

Dyert, dritaret dhe gjendjet sanitare janë në gjendje të rëndë. Drejtor shkollës Semir Gashi ka thënë se mos renovimi shkollës ka peng i objektit  të ri të gjimnazit që ka filluar të ndërtohet qe gjashtë vite më parë.

“Në këtë objekt janë bërë pak renovime ose fare hiq, sidomos kohën e fundit duke shpresua se ne do të dalim në objektin e ri që është afër neve i cili ka fillua të ndërtohet në vitin 2010 dhe ende nuk ka përfundua”, tha Gashi.

Situatën e rëndë në këtë shkollë e din edhe komuna e Lipjanit, drejtori arsimit në Lipjan, Rasim Hasani ka premtuar fillimin e punimeve për renovimin.

“Objekti është i vjetër dhe shumicën e shkollave i kemi gjet në këtë formë, ka pas telashe të mëdha, shumicën e shkollave kemi intervenua, dhe shumë shpejt do të intervenojmë edhe në atë pjesë, sidomos tek banjot ku është problemi ma i theksues”, shprehet Hasani.

Ndërkohë MASHT nuk ka dhënë ndonjë përgjigjeje për këtë në lidhje me punimet e objektit të ri të Gjimnazit Ulpiana në Lipjan.

Për këtë gjë kishte reaguar edhe Organizata joqeveritare YAHR në Lipjan  i cili sipas tyre, prej më shumë se dy vitesh nuk po i plotëson as kushtet minimale për procesin mësimor.

“YAHR-i ka pranuar një varg ankesash nga prindërit e nxënësve rreth kësaj çështje përderisa komuna prej vitesh nuk i kishte shqyrtuar ankesat e tyre për renovimin e këtij objekti”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton LipjaniNews

Nyejt sanitare në këtë objekt të shkollës, sipas YAHR, janë në gjendje shumë të keqe gjë që nxënësit mund të pasojnë ndonjë epidemi përderisa rrjeti i kanalizimit dhe i ujësjellësit është i dëmtuar andaj era e keqe e ka përfshirë e gjithë objektin shkollor.

“Të gjithë e dinë se objekti i ri i dedikuat për këtë gjimnaz ishte nisur tash e 6 vjet nuk po finalizohet, mirëpo komuna nuk po arrijnë t’i bëjë presion kësaj ministrie”, përfundon YAHR./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...