ERDHA PËR TA KTHYER SHPRESEN QË (S)’KA HUMBUR!

PUBLIKUAR

Në pamje të parë të lind pyetja dhe në fakt ma kanë bërë të shumtë këto kohë: Po ti ç’do more burrë që kthehesh. Këtu nuk ka më shpresë. Nuk bëhet ky vend jo….! Nuk jam dakord. Jo se unë jam optimisti më i madh, por besoj që ka një shpresë. Erdha për Lipjanin dhe për vendin tim. Të bëj diçka të mirë që të ndihem mirë me zemrën time dhe të shoh njerëzit e mi të afërt ose jo, bashkatdhetarët e mi që po përmirësojnë jetën dhe të ardhmen e tyre. Kur je larg, e kupton sa të mungon vendi yt dhe sa më lart të shkosh, aq më shumë do të kthehesh aty ku ja nise. Dua të bëj diçka për Lipjanin. Jam i keqardhur të them se varfëria ka kapluar këtë zonë të Kosovës dhe ndoshta më shumë sesa çdo pjesë tjetër të vendit. Është pikërisht kjo pamje mjerimi që më ka tundur nga themelet dhe më bëri të pranoj propozimin e AKR-së për Kosovë Evropiane. Unë jam optimist nga natyra dhe nuk më pëlqen të pranoj klishenë e këtyre kohëve të fundit “ky vend nuk bëhet më”. Absolutisht nuk e pranoj. Shqiptarët ja kanë dalë në dhe të huaj e të mos ja dalin në vendin e tyre?! Mendoj që në Lipjan ka munguar drejtimi i duhur dhe historia të jep gjithmonë shanse për të bërë korrigjime. Nuk ju kërkojmë besim brenda një dite. Besimi fitohet dhe as e pretendoj që tani. Jam besimplotë që gjatë kësaj do njihemi dhe UNË /AKR ju kërkojmë një shans. Le të na provojnë dhe koha do vërtetojë se çfarë do bëj për Lipjanin. Me respekt, S. P

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...