Kur “METI” parakalon në tepihun e kuq (FOTO)

PUBLIKUAR

Tepihu i kuq mbrëmë ishte shtruar përpara Teatrit të qytetit të Gjilanit dhe për rreth tij ishin grumbulluar shume fansa të cilët po prisnin që t’i shohin nga afër ata që i dëgjojnë dhe i duan. Yjet po vinin për të shënuar 10 vjetorin e festivalit ‘Çelësi Muzikor’, transmeton parrotlla.net

Ora po shënonte 20:00 dhe tashmë kishte filluar grumbullimi i yjeve të cilët po shkëlqenin gjatë kalimit në tepihun e kuq. Secili më i rregulluar se tjetri, brohorsëshin nga fansat.

Edhe salla e teatrit po mbushej dhe gati ishte që gjithçka të niste. Si fillim me 3 këngë të njohura, në trio, festivalin e startuan Mihrije Braha, Vjollca Luka-Gjoni dhe Mirvete Bajrami-Haziri.

Më pas, radha është për fillimin e spektaklit nga moderatorët. Arbnora Ademaj dhe Maksim Gjokaj ishin ata që prezantuan këtë festival dhe ftonin mysafirët për ndarjen e çmimeve përkatëse.

Në edicionin jubilar të ‘Çelësit Muzikor’ u ndanë disa çmime, ‘New Artist; , ‘Best Hip-Hop’, ‘Çmimi i internetit’, ‘Balada më e mirë’ etj.

Çmimet kryesore shkuan për Anna Kabashin që e fitoi çmimin kryesor në muzikën moderne kurse Ganja e Pro Band fituan çmimin kryesor për folk.

Reperi NiiL B, ishte ai që u zgjedh si ‘Best Hip-Hop’, Anna Kabashi fitoi ‘Best Pop’, ‘Balada më e mirë’ shkoi për Granit Miftarin.

Në këtë festival, u nda edhe një çmim special. I ndarë nga redaksia e Parrotlla dhe Telegrafi, MC. Gima fitoi këtë çmim special për gjithë karrieren e tij muzikore./parrotlla.net/

Më poshtë, keni edhe listën kryesore me çmime tjera:

Çmimi KRYESOR FOLK

PRO BAND & Ganimete Abazi GANJA – Çika e tezës

Çmimi KRYESOR MODERNE

Ana Kabashi – Kom me t’dasht

Best BALADA

Granit Miftari – Shpirtin ma ke vra

Best INTERPRET

Fatlume Mamuti – Një moment

Çmimi INTERNETI

Muhamet Bajrami – Meti – Faj nuk kam

Best POP

Ana Kabashi – Kom me t’dasht

Best HIP HOP

NiiL-B – A kishe prit

Best DUO

Pro Band & Ganimete Abazi GANJA – Çika e tezës

Best INSTRUMENTAL

Tarabuka Band -Gjilan Dj Star – Oriental Dance

Best NEW ARTIST

Muhamet Bajrami METI – Faj nuk kam

Çmimi i TELEVIZIONIT

JONA – Teket e mija

Çmimi SPECIAL

Mc Mc.gima – Të kujtoj

12

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...