Prishtina “kërcënon” AKP-në me gjykatë

PUBLIKUAR

Në rast se Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk e liron pronën, ku e ka të vendosur selinë qendrore në lagjen “Tophane” të Prishtinës, do të paditet në gjykatë. Komuna e Prishtinës ia ka shtyrë afatin AKP-së që ta lirojë pronën e saj më së largu deri më 31 maj të këtij viti, në të kundërtën ka paralajmëruar se nuk do të ketë afat shtesë dhe se çështjen do ta dërgojë në gjykatë.

“Afati për AKP-në është deri më 31 maj. Pas asaj date nëse nuk lirohet prona, atëherë do të nisim procedura gjyqësore për ta rikthyer atë”, ka thënë për gazetën “Zëri” Miranda Mullafazliu-Bejta, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës. Në AKP nuk kanë treguar nëse do të mundë ta lirojnë objektin në kohën e caktuar, ndërkohë kanë thënë se ende janë në kërkim të një lokacioni adekuat.

“Për këtë çështje janë mbajtur takime trepalëshe me përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të Ministrisë së Administratës Publike dhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës. Pritet të gjendet një zgjidhje me bashkëpunim ndërinstitucional”, ka bërë të ditur Zyra për marrëdhënie me publikun e AKP-së. /Zëri/Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...