Selimi: Nuk e maltretova askënd, luftova për vendin tim

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, në fjalën e tij në seancën gjyqësore, ka thënë se i ka shërbyer vendit me ndershmëri.

Selimi ka folur edhe për datat 9,10, 11 dhe 12 gusht të vitit 1998, kur pretendohet se janë kryer krimet duke thënë se pretendimi se e kam maltretuar dikë është e pavërtetë, njofton Klan Kosova.

“Forcat serbe kanë depërtuar në objekt, ku pretendohet me 9,10,11 dhe 12 gusht dhe të pretendohet që ky objekt të rregullohet për dy ditë, nuk ke pasur mundësi të lëvizjes e as ushqim. Ndërsa të pretendohet se ka pasur mundësi ta riparojmë është e pavërtetë dhe e paqëndrueshme, nuk ka pasur asnjë mundësi”.

Ai ka insistuar se është e pavërtetë se ai ka maltretuar dikë, duke shtuar se ka luftuar për vendin e tij.

“Të pretendohet se e kam maltretuar dikë në këtë objekt është e pavërtetë dhe asnjëherë në jeten time nuk jam marrë me maltretimin e dikujt. Kam luftuar për vendin tim me qytetarët tanë me aq sa kam mundur e sa kemi pasur mundësi”, tha Selimi.

Selimi ka thënë në këtë seancë gjithashtu se drejtësia do të vjen në vend, por jo me paragjykime dhe supozime por vetëm me fakte.

SHIKO MË SHUMË

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...

U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

Sot u bënë 22 vjet nga tragjedia e 14 tetorit 2004, kur 15 maturantë...

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin!

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani...