“BMW X5” vë në pranga tre serbë dhe konfiskon 4 kg drogë në Lipjan dhe Graqanicë

PUBLIKUAR

Njësiti i Policisë së Kosovës për Auto-Krimeve  ka arrestuar tre të dyshuar, serbë të Kosovës, mbi dyshimet për vjedhje të veturave dhe falsifikimit të dokumentacioneve. Gjatë këtij operacioni, të koduar “BMW X5”, i kryer në Lipjan dhe Graqanicë

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:  

Me datën 12 maj 2016, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), konkretisht Njësia e Autokrimeve, ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “BMW X5”, i cili kishte të bëjë dyshimet për vjedhje të veturave dhe falsifikimit të dokumentacioneve .
Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë kontrolluar tri lokacione, në Komunën e Graqanicë dhe të Lipjanit.
Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në njërën nga shtëpitë janë gjetur dhe konfiskuar:
·         4,262 kg substancë narkotike e dyshuar marihuanë,
·         Tri (3) palë targa,
·         Dy pajisje të veturave BMW, të cilat janë proceduar për verifikim.

Me këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar:
·         S. S.                       lindur me 1980                     m/serb
·         M. A.                    lindur me 1984                     m/serb
·         M. J.                      lindur me 1984                     m/serb

Dy të dyshuarit e parë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i tretë me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...