Scherzinger zëvendëson Ritën në “X Factor”

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger do të zëvendësojë Rita Orën në jurinë e spektaklit britanik “X Factor”.

Pak orë pasi Rita konfirmoi se më nuk do të jetë pjesë e panelit për nxjerrje të talenteve, Scherzinger është më e përfolura për rikthim në këtë pozitë.

“Kam kaluar shkëlqyeshëm vitin e kaluar në X Factor dhe do të më mungoj ekipi”, ka shkruar sot Rita në Twitter.

Ish-anëtarja e Pussycat Dolls ishte pjesë e jurisë në vitin 2012 dhe në juri sivjet do të bashkohet edhe me Louis Walsh e Sharon Osbourne.

Nga juria përpos Ritës sivjet janë larguar edhe Cheryl Fernandez-Versini e Nick Grimshaw. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...