Konflikti Geci-Shaqiri, tentohet të zgjidhet në Odë burrash

PUBLIKUAR

konflikti-geci-shaqiri-tentohet-t-euml-zgjidhet-me-od-euml-burrash_hd

Një grup prej 7-8 burrash, kryefamiljarësh të fshatit Llaushë të Skenderajt kanë marrë iniciativën që të sqarojnë rastin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit nga Gani Geci. Këtë e ka konfirmuar Fadil Geci, vëllau i Gani Gecit.

Ai ka thënë se këta kryefamiljarë e kanë marrë përkrahjen e familjes Geci që të bisedojnë me familjen e të vrarit Ruzhdi Shaqiri që të sqarohet ky rast dhe rastet e tjera dhe të ndalet më e keqja.

“Ne u kemi thënë këtyre kryefamiljarëve se ne jemi të gatshëm që t’i sqarojmë të gjitha rastet, të shohim kush kë e ka vrarë, kush kë ka tentuar ta vrasë dhe nëse janë të gatshëm ata, edhe ne familja Geci jemi që të merremi vesh dhe që të mos e vazhdojmë më tutje këtë armiqësi në mes vete. Këto punë kanë traditë në familjen Bajraktari të Llaushës dhe ne u besojmë fjalëve dhe vendimeve që merr paria e katundit të Llaushës”, ka thënë Fadil Geci për Bota press.

Pajtimet mes familjeve në hasmëri është i rregulluar edhe me Ligjin për ndërmjetësim Nr. 03/ L-057 i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 18 shtator 2008.

Sipas këtij Ligji, “Ndërmjetësimi” është veprimtari jashtëgjyqësore, që realizohet nga një person i tretë (ndërmjetësi), për zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e parashikuara në këtë ligj, ndërkaq “ndërmjetësuesi” është pala e tretë, neutrale e autorizuar të ndërmjetësojë në mes dy palëve me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit”. /botapress/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...