Shqipëri: Investimet e huaja u rritën me 12.8%

PUBLIKUAR

foto (3)

Investimet private kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit, kryesisht në sajë të rritjes së investimeve të huaja direkte në këtë periudhë, të cilat u rritën me 12.8%.

Ekspertët e ekonomisë shprehen se rritja e investimeve është mbështetur nga një ambient makroekonomik i përmirësuar, ulja e pasigurisë së agjentëve në ekonomi dhe lehtësimi i standardeve të kreditimit.

Ndërsa nga ana tjetër, të dhëna cilësore nga vrojtimet e besimit për tremujorin e dytë mbështesin sinjalet pozitive për rikuperim të investimeve.

Bizneset kanë raportuar për përmirësim të gjendjes së tyre financiare, si rezultat i rritjes së kërkesës për produktet e tyre. Në të njëjtën kohë, bizneset kanë rritur normën e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre dhe raportojnë për rritje të numrit të kontratave të reja porositëse. Treguesit e tërthortë, të cilët përafrojnë ecurinë e investimeve private në ekonomi, flasin për rritje të investimeve edhe gjatë tremujorit të dytë.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar nisjen e një projekti për...

Shukri Buja mobilizon shtabin: Nesër takohemi në sheshin ‘Adem Jashari’

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se nesër, më 13 shtator,...