Premierë nga METI – Zani Yt

PUBLIKUAR

Muhamet Bajrami i njohur si “Meti” sa po ka publikuar këngën e tij më të re të quajtur “Zani Yt”, karakteristikë e këtij klipi është se këngëtari në fjalë është i rrethuar me vajza dhe me veturat super luksoze, kështu duke i dhënë një situatë shumë verore.

Përveq kësaj Meti ka sjell edhe disa këngë të tjera të cilat tashmë kanë arritur një  klikueshmëri shumë të madhe në YouTube,  ndryshe Meti është këngëtari nga Lipjani i cili me projektet e tija tashmë është i njohur për të gjithë.

Në këtë këngë ai i këndon “zanit të saj”. Një tekst romantik, që do t`i këndojë zërit të saj, një aspekti kaq të veçantë. Me një muzikë fantastike dhe një situatë vere, pishine, do të jetë një sukses i garantuar për Metin.

Videoklipi I këngës është realizuar nga “Mproduction”.
Meti shton se publiku është treguar shumë dashamirës me të dhe e ka mirëpritur që në start. Ai, tregon se është I kënaqur edhe me angazhimin në dasma e ahengje ku këndon live.

SHIKO MË SHUMË

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...