Durrës, vdes nga vapa ushtari profesionist

PUBLIKUAR

20_Durres

Një 36 vjeçar me profesion ushtar profesionist është gjetur i vdekur në Kavalishencë në Durrës.

G.D, 36 vjeç kishte shkuar me pushime me familjen e tij në Kavalishencë, por dje është gjetur i vdekur nga familjarët në ambientet e kësaj shtëpie pushimi.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë ndërsa trupi i të ndjerit u transportua në morg.

Burime nga policia thanë për NOA.al se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e 36 vjeçarit ka ardhur si rrjedhojë e një ataku kardiak, të provokuar nga vapa.

Ushtari profesionist prej disa ditësh ndodhej në Kavalishencë për pushime. Policia tha se po vijojnë hetimet për të zbardhur me saktësi këtë ngjarje.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...