“The Hug” filmi që pasqyron realitetin e pasluftës

PUBLIKUAR

20140813125339423600

“The Hug” apo në shqip “Përqafimi”, film ky me skenar dhe regji dhe të Lulzim Guhellit, është filmi i metrazhit të shkurtë që do të jete premierë në kategorinë e filmave kombëtar në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe atij të shkurtër DokuFest. 
Filmi “The Hug”, me kohëzgjatje prej 21 minutave, trajton jetën e vështirë të ish ushtarëve të UCK-së, gjendje kjo që më pas reflekton edhe ushtrimin e dhunës në familje. 
Kryefamiljari apo bashkëshorti i Luljeta Tanës (kryeprotagonistes së filmit) ballafaqohet me të nëjtin dëshprim. Si pasojë e lënjes në harresë nga institucionet dhe përpjekjet e dështuara për gjetjen e ndonjë punë, ai fillon të ushtrojë dhunë mbi gruan e tij, në gjendje të dehur. 

20140813125255703

 

Kjo situatë e bën Luljetën që të reagoj në atë mënyrë duke e vrarë burrin e saj, me prerje të kokës. Për fat edhe më të keq, ky akt ndodhë para syve të djalit të saj të madh. Ky veprim i Luljetës, dashurinë e madhe të djalit të saj ia kthen në urrejtje të madhe. Luljeta dënohet me 10 vite burgim por për shkak të shëndetit të dobët të saj ajo lirohet pas 7 viteve. Gjatë kësaj kohe djali i madh i Luljetës kujdeset për vëllain e tij të vogël në çdo moment, por jo edhe për veten. Ai gati tërë kohën është nën ndikimin e marihuanës. Fakti për lirimin e parakohshëm të nënës së tij nga burgu, si dhe kërkesa e saj për ta takuar atë dhe vëllain e tij, e shqetëson tej mase dhe vihet në situatë tejet të vështirë. Ai duhet të vendosë se a t’ia falë nënës, aktin e vrasjes që ka bërë ndaj babait të tij apo të heqë dorë nga vëllai i tij i vogël dhe nga dashuria e nënës së tij. Me fjalë të tjera ky film përmbanë një tregim që trajton pasojat e dhunës në familje pa marrë parasysh arsyen apo shkakun e dhunës.

20140813125325390

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar nisjen e një projekti për...

Shukri Buja mobilizon shtabin: Nesër takohemi në sheshin ‘Adem Jashari’

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se nesër, më 13 shtator,...