Zorrët dembele vini në lëvizje me shëtitje të shpejta dhe me pompa

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Nëse jeni dembelosur ju, janë dembelosur edhe zorrët tuaja dhe pikërisht kjo është arsyeja përse shpesh keni dhembje në stomak, dhe gjithnjë e më rrallë shkoni në tualet!

Minimumi që mund të bëni për veten dhe për traktin tuaj digjestiv është që të dilni çdo ditë në shëtitje, së paku gjysmë ore, transmeton Telegrafi.

Nëse problemet me kapsllëkun i keni më të theksuara, patjetër duhet të bëni më shumë përpjekje, të vozitni biçikletën, të ecni shpejt, të vraponi, të notoni apo të bëni gjimnastikë. Lëvizja ndihmon vetëm nëse muskujt e barkut janë mjaft të angazhuar.

Ushtrime të lehta çdo ditë
Shtrijuni në shpinë dhe, derisa merrni frymë, ngrini këmbët sa më shumë, duke u mbajtur me duar për kërdhokulla. Merrni frymë fuqishëm nga barku, dhe pastaj nxirrni frymën dhe relaksohuni. Lëshoni këmbët poshtë dhe pushoni. Ushtrimin përsëriteni edhe dy herë. Këtë ushtrim mos e bëni nëse keni shtypje të lartë të gjakut.

10924

Edhe pompat janë zgjedhje e shkëlqyeshme. Pompat thjesht u bëjnë masazh zorrëve. Filloni me 5 – 10 pompa dhe çdo ditë shtojeni numrin së paku për një. Nga 15 – 20 pompa në ditë dhe me ushqim të drejtë do të zgjidhni këtë problem të madh.

Masazhet e suksesshme dhe kompresat
Shumë herë në ditë me lëvizje rrethore bëni masazh pjesës përreth kërthizës, në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës. Ky masazh ndikon suksesshëm në trup, dhe ndihmon në rast të zbrazjes së çrregullt të zorrëve. Vendosja reciproke e kompresave të ngrohta dhe të ftohta në stomak mund të nxisë punën e zorrëve. Njomeni peshqirin në ujë të ngrohtë, shtrydheni, mbulojeni me të stomakun dhe lëreni ashtu tre minua, pastaj zëvendësojeni me peshqirin e njomur në ujë të ftohtë, i cili mbahet një minutë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...