Vera, motra e ish-bashkëshortit të Bleona Qeretit, Gani Bardha, jo vetëm që e ka vlerësuar këngëtaren, por edhe ka theksuar se njerëzit nuk e njohin akoma sensin e saj të humorit dhe zemrën e saj të madhe.
Që nga intervista në emisionin Zonë e Lirë, emri i Bleonës është lakuar mjaft shumë në media pas deklaratave interesante, e sidomos për pohimin se ka pasur marrëdhënie intime edhe me aktorin e famshëm, Jean-Claude Van Damme.
Nga njerëzit e përfshirë ishte edhe ish-kunata e saj. Pas vlerësimit që ajo i bëri, këngëtarja nuk mund të rrinte pa reaguar.
“E dashur Vera Bardha. Të dua gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje! Faleminderit për të gjitha këshillat, kohën dhe përkrahjen tënde gjatë gjithë këtyre viteve! Një grua aq e mrekullueshme, e fuqishme – e cila njëherësh bën edhe byrekun më të mirë në botë”, shkruan në postimin e Bleonës. /Telegrafi/


