‘Romeo dhe Zhulieta të ditëve tona’ – Dashuria e ndaluar në Afganistan

PUBLIKUAR

lsquo-romeo-dhe-zhulieta-t-euml-dit-euml-ve-tona-rsquo-ndash-dashuria-e-ndaluar-n-euml-afganistan_hd

Përkundër dëshirës së familjes, të rinjtë vendosën të mbesim bashkë përgjithmonë.

I përkasin dy grupeve të ndryshme etnike, andaj Zakiam dhe Muhammad Ali kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe kanë jetuar për një kohë në arrati.

Familjet e gruas 18 vjeç dhe burrit të saj tre vjet më të vjetër, e kanë kundërshtuar lidhjen e tyre dhe janë kërcënuar se do ti vrasin.

Për një kohë të gjatë, ata kanë jetuar tek shokët e tyre, e mandej janë vendosur në një shpellë.

Romeo dhe Zhulieta te diteve tona Dashuria e ndaluar ne Afganistan foto 2

Familja e Zakia që i përket grupit Tajik që janë Suni, ka paraqitur rastin si ‘grabitje’.

Mirëpo kësaj i është kundërpërgjigjur babai i Ali, që është nga grupi etnik Hazara e që janë Shii.

Ai ka thënë se ‘çifti janë bërë bashkë me dëshirë dhe nuk ka pasur kërcënime nga ana e burrit’.

Ata i ka pranuar familja e burrit, mirëpo familja e saj nuk po pranon në asnjë mënyrë këtë lidhje.

Human Rights Watch është duke u marrë me këtë rast, që është një ndër shumë të tillë.

Statistikat flasin për shumë çifte që braktisin familjet, vetëm sepse duan të martohen me dikë nga ndonjë grup tjetër etnik./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...