Nuk vdiq Robbie, por Robin Williams!

PUBLIKUAR

nuk-vdiq-robbie-por-robin-williams_hd

Pas lajmit për vdekjen e aktorit amerikan, Robin Williams, nëpër rrjetet sociale u krijua një konfuzitet.

Për shkak të ngjashmërisë së emrit të aktorit me këngëtarin britanik, Robbie Williams, pati të tillë që menduan se kishte vdekur ish-anëtari i “Take That”.

Në shumë postime në rrjetet sociale figuronte ‘RIP Robbie’, pasi përdoruesit kishin menduar se ka ndërruar jetë krijuesi i hitit “Feel”.

Mirëpo, pati edhe personalitete të njohura që menduan se kishte vdekur Robbie dhe jo Robin. Ndër ta ishte kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili e kishte shkruar mirë emrin, mirëpo kishte menduar se bëhej fjalë për këngëtarin.

Të njëjtin gabim e bëri edhe futbollisti i Real Madridit, Sergio Ramos, i cili shkroi se “gjithmonë i kishin pëlqyer këngët e tij”.

Edhe biondja e pasur, Paris Hilton, në vend që të shprehte dhimbjen për ndarjen nga jeta të aktorit i ka dhënë lamtumirën këngëtarit që vazhdon të jetojë. “Lamtumirë Robin, një nga këngëtarët më të mirë që kam dëgjuar” – ka shkruar ajo në Twitter. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...