“Punë e ndershme dhe arritje në cakun e duhur”, thotë Beadin Syla, i Kosova Pressit

PUBLIKUAR

1549395_702956666401810_618415115_n

LipjaniNews: Një info e shkurtër se kush jeni ju.

Beadin Syla: Unë jam Beadin Syla, vij nga komuna e Skenderajt. Kam kryer shkollën e mesme në Skenderaj e pastaj e kam vazhduar shkollimin në Prishtinë, në fakultetin Filologjik dega Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës. Menjëherë pas përfundimit të fakultetit në vitin 2009, kam filluar punën si gazetar në gazetën “Lajm”, më pas në portalin KosovaTimes, për një vit. Nga maji i vitit të kaluar jam pjesë e Agjensisë së Pavarur të Lajmeve, të KosovaPress.

LipjaniNews: Cili është dallimi midis portalit dhe agjensisë?

Beadin Syla: Dallimi është esencial sepse Agjensia e Lajmeve është shërbim i mediave (klientëve) më shumë se një shërbim direkt të lexuesve dhe përgjegjësia është e shumëfishtë duke e marrë parasysh se është një prapagim. Ndërsa, portali nuk ka klient, ai thjeshtë është për të dhënë një lajm shkurt, sa më shpejt që mundet dhe gjithçka për të bënë për të pasur sa më shumë klikime, por jo për ti ofruar shërbime klientëve ose diçka e tillë.

LipjaniNews: Çfarë pozite keni aktualisht?

Beadin Syla: Aktualisht jam gazetar në sektorin e politikës tek Agjesinë e Pavarur të lajmeve në KosovaPress. Përcjellë ngjarje nga zhvillimet politike, që kanë të bjënë në sektorin e politikës, intervista po ashtu. Por duke ditur që puna në agjensi është mjaftë dinamike, përveç zhvillimeve ditore, edhe pse jam gazetar i politikës, kam përcjellur dhe i përcjelli edhe aktivitete nga fusha të tjera si ekonomi, kulturë, siguri, gjykata, madje e deri tek sporti.

LipjaniNews: A ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë portal e ka “vjedhur” një lajm pa e paguar?

Beadin Syla: Ka pasur dhe ka ende lajme që merren nga mediat tjera pa autorizim nga APL Kosova Press, ose më mirë të themi pa qenë parapagues. Në raste të tilla, Kosova Press ka edhe zyrën ligjore ku nëse një medium merr lajmin pa pagesë, atëherë mund të përballet me padi, ose duhet të paguaj për marrjen e lajmeve.

LipjaniNews: Si financoheni?

Beadin Syla: Financimi i APL Kosova Press, bëhet në pjesën më të madhe nga parapaguesit, siçjanë mediat qendrore dhe lokale, ambasadat dhe institucionet e ndryshme të Kosovës. Por, normalisht meqë e kemi Web sajtin atëherë edhe reklamat që i publikojmë janë një mjet i rëndësishëm i financimit.

LipjaniNews: A e përcakton vlera e lajmit edhe çmimin e tij?

Beadin Syla: Normal që vlera, cilësia, shpejtësia e caktojnë vlerën e lajmit. Por sigurisht, që parapagimi kur të bëhet, atëherë edhe caktohet çmimi në përgjithësi i shërbimeve tona. Mirëpo ka media e cila është e abonuar tek ne me lajme, do të thotë lajmet që i përdorin e që janë prodhim i yni i paguan.

LipjaniNews: Po kalojmë pak nga jeta private. Si është Beadini në jetën jashtë gazetarisë?

Beadin Syla: Po, gazetaria është një profesion që pak kohë ta lenë për të pasur jetë private. Unë mundohem që në jetëm private të mos merrem fare me gazetarinë, apo të mos mendoj kasha me thënë, por është e vështirë. Nëse jo të merresh atëherë patjetër do të interesohesh se çka po bëhet, për zhvillimet të cilat po ndodhin. Por normalisht, jeta ime private është më shumë familjare. Më pëlqen të rri me familje, mos të dal shumë, qëndrimi në vende të qeta, sporti më pëlqen shumë si dhe përcjelli shumë futboll.

LipjaniNews: Çka është gazetaria për ju?

Beadin Syla: Gazetaria për mua përveç që është profesion dhe pasion, është diçka që nuk mund ta imagjinoj me çka do të merresha nëse jo me gazetari. Gazetaria është profesioni që më plotëson në shumë aspekte: Informimi, njohja me njerëz të rinj, kontakte me njerëz të ndryshëm, e shumë gjëra tjera.

LipjaniNews: A ka Kosova kushte për praktikimin e këtij zanati?

Beadin Syla: Ka, por jo të mjaftueshme. E para për shkak të pamundësisë që mediat të qëndrojnë financiarisht funksionale, dhe e dyta për shkak të ndërhyrjes së mëdha që bëhen në media. Mirëpo ndërhyrja bëhet si pasojë e pamundësisë për të qëndruar financiarisht vet. Pastaj grupe të caktuara të interesit qoftë nga politika, biznesi apo grupe të tjera financojnë një media dhe normalisht ajo nuk mund të jetë e pavarur. Kosova Press nuk ka problem sepse prodhon lajme nga media vendore dhe të huaja dhe varësinë e ka nga shpejtësia, saktësia dhe kualiteti i lajmit, por jo nga një grup i interest, politik, biznesor apo diçka e tillë.

LipjaniNews: Nëse nuk do të ishte gazetaria cilin profesion do e zgjedhnit?

Beadin Syla: Se di asnjëherë se kam menduar se cilin profesion do ta zgjedhja. Më duket sikur asnjë profesion nuk do kisha ushtruar më me qejf se sa profesionin e gazetarisë. Kështu që e kam të vëshirë ta them se clin do e kisha zgjedhur, sepse asnjëherë se kisha menduar që do të bëhesha.

LipjaniNews: A luajnë rol të madh parimet gazetareske edhe në jetën e përditshme?

Beadin Syla: Po unë them e kundërta,. Nëse nuk ke parime në jetën e përditshme, nuk ke as gjatë ushtrimit të profesionit të gazetarisë, kështu që edhe parimet në gazetari janë automatikisht parime në jetën e përditshme.

LipjaniNews: Cila është motoja juaj e jetës?

Beadin Syla: Punë të ndershme dhe arritje në cakun e duhur.

LipjaniNews: Si e përshkruani vetën me 3 fjalë?

Beadin Syla: Është e tejet e vështirë ta përshkruash veten, sepse më e lehtë të të përshkruajnë të tjerët por do mundohem… I sinqertë, parimor, i drejtë.

 

 

Realizoi intervistën: Albina Zeneli/LipjaniNews.info/

 

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar nisjen e një projekti për...

Shukri Buja mobilizon shtabin: Nesër takohemi në sheshin ‘Adem Jashari’

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se nesër, më 13 shtator,...