Elsa Lila në jurinë e “The Voice of Albania”!

PUBLIKUAR

20140810232555114600

Këngëtarja Elsa Lila, e cila prej vitesh tashmë jeton jashtë Shqipërisë, duket se ka vendosur të rikthehet. Flitet se ajo do të bëhet pjesë e talent shout të Top Channel, “The Voice of Albania”, i cili këtë edicion pritet të ketë ndryshime, duke qenë se do të drejtohet për herë të parë nga Zefina Hasani.

Burime pranë këtij produksioni bëjnë me dije se Elsa Lila e ka marrë propozimin për të qenë në jurinë e “The Voice”, por nuk dihet ende nëse këngëtarja ka pranuar,njofton Bluetooth.

Megjithëse u bë një kohë e gjatë që ajo nuk publikon më këngë të reja, Elsa është një prej këngëtareve më të dashura e më të vlerësuara të publikut shqiptar.

Ajo ka shumë vite që jeton në Romë të Italisë, ku ka krijuar dhe familje. Elsa është bërë nënë e një vajze me emrin Evita, me bashkëjetuesin e saj të huaj./KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...