Festivali u mendua të vinte në data 21,22 dh 23 gusht, pasi përkon dhe me festën e malit të Tomorit, gjithashtu në këtë kohë ka dhe turistë që vijnë jo pak në Berat”, pohon organizatorja e festivalit Julia Sinanaj.
Festivalin multikulturor për promovimin e Beratit,vlerave kulturore dhe njerëzore që mbart ky qytet është aktiviteti i cili pritet të zhvillohet për tre ditë me radhë në qytetin muze, i cili është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.
Festivali do të zhvillohet në data 21,22 dhe 23 gusht, dhe vjen si pjesë edhe e kalendarit artistik veror që përgatiti disa muaj më parë Ministria e Kulturës, kalendar i cili këtë vit është hartuar për herë të parë në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, dhe ka në vëmendje dhe qytet të tjerë apo zona të ndryshme të vendit.
Siç njofton SotNews, për Beratin organizatorët premtojnë jo vetëm promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore, ndërsa në skena do të jenë emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova. Nuk do të mungojë dhe organizimi i të tjerë aktiviteteve artistike dhe panaireve në festivalin multikulturor për promovimin e qytetit të Beratit, vlerave kulturore dhe të traditës që mbart.
Julia Sinanaj, një nga organizatoret e festivalit që për herë të parë do të zhvillohet në Berat pohon se ky aktivitet këtë vit vjen në edicionin e parë dhe premton që do të jetë një event tradite për promovimin e vlerave.
“Ideja e festivalit erdhi për promovimin e vlerave, promovimin e artizanatit, muzikës, trashëgimisë kulturore, etj. Në tre ditë në këtë festival do të ketë panaire, ku artizanët do të ekspozojnë punimet e tyre pasi kishte vite që kjo nuk ndodhte në këtë qytet. Muzika do të jetë shumë në vëmendje, veç asaj të traditës në skenë gjatë ditëve të festivalit do të jetë dhe Dren Abazi dhe Elina Duni, nuk mungon dhe animacioni, aktivitete me romët, etj. Festivali këtë vit vjen në edicionin e parë, por ai do të kthehet në një festival tradite”, tregon organizatorja e festivalit Julia Sinanaj, për këtë event që ka mbështetje kryesore jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por dhe bashkia e qytetit dhe DRKK.
Prej vitesh në këtë qytet nuk kishte ndodhur një aktivitet i këtyre përmasave dhe sipas organizatores Julia Sinanaj, ky festival është zgjedhur të zhvillohet në këto data sepse përkon dhe me një tjetër aktivitet. “Festivali u mendua të vinte në data 21,22 dh 23 gusht, pasi përkon dhe me festën e malit të Tomorit, gjithashtu në këtë kohë ka dhe turistë që vijnë jo pak në Berat”, pohon më tej mbi festivalin Julia Sinanaj, organizatore./KultPlus.com



