Godet me veturë gruan në vija të bardha dhe vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë (Video, +18)

PUBLIKUAR

Një video shokuese po qarkullon në internet, në të cilën shfaqet një grua e cila “katapultohet” në pjesën tjetër të rrugës nga një makinë pasi dështon të frenoj në vijat e bardha për këmbësorë.

Aksident 2

Gruaja 25-vjeçe, shihet se si mundohet të kaloj rrugën në vija të bardha, derisa një veturë e zezë e tipit Ford Ka, me shpejtësi të madhe kalon në drejtim të saj me ç’rast e godet me pjesën anësore të veturës, transmeton Telegrafi.

Aksident 3

Nga përplasja e madhe ajo fluturon në anën tjetër të rrugës, ku edhe mbetet e shtrirë në tokë, derisa shoferi i veturës vazhdon rrugën thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Aksident 4

Viktima ka pësuar frakturë të kockave dhe kafkës nga përplasja, dhe i është nënshtruar dy operacioneve dhe aktualisht vazhdon të shërohet nga përplasja, edhe pse kanë kaluar dy vite nga kjo ngjarje e tmerrshme.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur më 14 prill të vitit 2014 në Dagenham të Londrës, ndërsa videoja është publikuar nga policia metropolitane duke shpresuar se qytetarët do të ndihmojnë në kapjen e shoferit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...