PRIllI I RILINDJES SONË

PUBLIKUAR

Dielli mbuluar kishte çdo cep të fshatit
Stinë pranverore
Lulet kishin lulëzuar
Si në kohë prilli,
si sot,
si atëherë
kujtoj atë kohë
Të kobshme

Unë fëmijë isha
pa ditur gjë,
lozja me fëmijët e tjerë të fshatit,
Siç lozë një 10 vjeçar
Kështu, 17 vite më parë
Une pra, si gjithë tjerët
U habita!
kur pashë
gra ,fëmijë, pleq e burra,
tek përshkonin rrugën
përpjet’ buzë lumit,-
pa ditur se ku po shkonin
Mendoja se këtu e atje
të sigurtë do jenë?!

U habita,
kur në bregun pran shtëpisë sime,
pashë tek kalonin hardhitë serbe,
me tankat e tyre

Si fëmijë
Mendoja se po na vështronin,
për të na mbrojtur

Ata kishin plane
si t’na ndalonin lojën tonë,
si të na digjnin
të na shfarosnin,
E të na dëbonin

Kurse prindërit tanë,
në heshtje
Duke dashur të na mbronin
Planifikonin se si të na largonin nga aty,
pa na parë askush
Pa na parë ” ata”

Shpejt, shumë shpejt
Fat i njejtë na përcolli

Ecnim buzë lumit,
E nëpër shkorret e maleve përshkonim rrugën
duke qëndruar të fortë
si ” Graniti” . – që nuk thyhet

Kishte të tjerë
që rrugëtonin
poshtë e lartë rrugeve të fshatit,
e të tjerë kodrave
tek shpresonin të fshiheshin
në malet e fshatit
pa e ditur se ku po shkonin.

Ishte rrugë fati
Jeta qe mbeshtetur ashtu

Aroma e stinës pranverore
15 dhe 16 prill i atij viti
ndryshuar kishte gjithçka

Edhe lulet moren aromën e tymit dhe gjakut,
Por asnjëherë nuk u vyshkën

Ato lule,
me gjakun e martirëve,
dëshmorëve
dhe lotin e fëmijëve, grave e burrave
të fshatit tonë
u ujiten.

Ata të cilët as emrin s’dua t’ua them
duke na përndjekur,
djegur e vrarë
menduan se fituan

Por JO
Jooo
Gabim kishin besuar

Ne fituam.
U çliruam ,

e ndjej si çdo shqiptarë
Sepse ne lindem për të fituar.

Kujtoj sot
Rilindjen tonë …

(Shkroi: Valon Gërbeshi)
Redaktoi:Alba

Lipjan, Prill 2016

Dedikuar atyre që nuk vdesin kurr.Atyre fal të cilëve ne gëzojm lirin. Martirëve dhe dëshmorëve të fshatit-qytetit tim…
‪#‎LAVDI‬ ‪#‎Deshmorëve‬ dhe ‪#‎Martirëve‬
‪#‎Sllovi‬ ‪#‎15dhe16Prill1999‬ ‪#‎Lipjan‬ ‪#‎RepublikaeKosovës‬

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...