“Kosova Dogs” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me mbi 8 mijë euro dhe është prodhim i Maximus & Thumbs Up. Ky film pritet të realizohet në muajin dhjetor të këtij viti.
Dokumentari“Kosova Dogs” me regji të Blerdi Malushit e me skenar nga Blerdi Malushi dhe Ismet Sijarina, ka filluar xhirimet në prill të këtij viti dhe ato ende po vazhdojnë në mënyrë intensive.
Njoftimi është bërë i ditur përmes një komunikate për medie nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Kosova Dogs” flet për praninë e qenve endacak në qytetin e Prishtinës dhe për gjetjen e një zgjidhje më të mire për trajtimin e tyre ndërsa përçon mesazhin kundër shtypjes së tyre me makinë apo vrasjes në mënyrë të organizuar.
Sipas skenarit, personazhi me emrin Agimi gjen zgjidhjen se çka të bëj më këto kafshë që para luftës e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë e tani po vriten pasi që dolën nga kontrolli.
Regjisori Blerdi Malushi ka bërë të ditur se dokumentari do t’i ofrojë publikut një informacion mjaftë të mirë se si duhet t’i takojmë tani e tutje këto kafshë që janë aq të dashura për njeriun.





