Arditi i “Big Brother 7”, me të dashur të re

PUBLIKUAR

arditi

Vetëm tre muaj ka mundur të rezistojë lidhja mes çifti të “Big Brother 7”

Historia e dashurisë mes tij dhe Xhulit ka mbetur në të shkuarën tanimë. Vetëm tre muaj ka mundur të rezistojë lidhja mes çifti të “Big Brother 7”. Djaloshi nga Shkodra dhe vajza simpatike nga Lezha u njohën gjatë reality show më të ndjekur nga shqiptarët.

Pas ndarjes, çifti nxitoi të deklaronin akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit. Arditi e ka kaluar këtë ndarje dhe ka nisur një tjetër lidhje. Nga foto ish-banori i “Big Brother” duket shumë i lumtur në krahët e brunes misterioze.

Prej pak kohësh Arditi punon si menaxher i një bari në Tiranë, ku ndoshta ka qenë edhe vendi i njohjes me të dashurën e re. Fotot i ka publikuar në adresën e tij në “Facebook”, duke marrë komplimentet dhe urimet nga miqtë dhe fansat për këtë lidhje të re.

SHIKO MË SHUMË

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...