Karla Bruni ka zbuluar se si është dashuruar në Sarkozinë

PUBLIKUAR

Karla Bruni ndoshta nuk është dama e parë e Francës, por edhe më tej tërheq vëmendjen e të gjithë botës. Karla ka marrë pjesë në një emision televiziv ku ka zbuluar romansën me ish presidentin e Francës, Nikola Sarkozinë dhe si jeta e tyre ka ndryshuar kur ai humbi  zgjedhjet.

Çifti janë njoftuar në vitin 2008 në një darkë takimi, jo shumë kohë pasi që Sarkozija është ndarë nga bashkëshortja e dytë, Seselija. Karla atëherë menjëherë e ka vërejtur që këta ‘janë të lindur njëri për tjetrin’.

Ka qenë dashuri në shikim të parë. Më duhet të pranoj që bashkë kemi ikur nga darka. Dhe jemi kurorëzuar tre muaj më vonë.

carla-bruni-1

Kur e kanë pyetur se çka e ka tërhequr tek njeriu 58 vjeçar që ka tre djem nga lidhjet e mëparshme, ka thënë:

-Nuk e di, intelegjenca e tij, karizma, mënyra se si flet. Për çka e duam dikë? Është e vështirë të thuhet. Unë e shoh sa kualitete ka ai, por që a e dua për atë? Mendoj që, thjeshtë, jemi gjetur.

Derisa ka qenë president, Karla e ka lindur vajzën Xhulija në tetor të 2011-ës. Psherëtiu kur në vitin 2012 i humbi zgjedhjet, se kjo qe një mundësi për të kaluar kohë më shumë me familje.

-Njëri prej fëmijëve të tij, ka fëmijë, kështu që bashkëshorti im është bërë gjysh. Jetojmë jetë të qetë familjare dhe e kemi shumë mirë, sepse tension më nuk ndjejmë- ka thënë më tej Bruni.

Karla ka arritur t’i kthehet manikenizmit dhe karrierës së saj muzikore. Këtë verë ajo ka lansuar katër albume- ‘Little French Songs’.

Njërën prej këngëve të albumit ia ka kushtuar bashkëshortit të saj, ka shpjeguar se pse kënga quhet ‘Mon Raymond’./femra.net/

Carla-Bruni-dhe-Nicolas-Sarcozy

SHIKO MË SHUMË

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...