Kardashian tregon se cilat pozita seksuale shpenzojnë më shumë kalori

PUBLIKUAR

Ylli televiziv amerikan, Khloe Kardashian, e përdor një kalkulator seksi për të llogaritur se sa kalori harxhon teksa kryen marrëdhënie.

“Më pëlqen të argëtohem teksa ushtroj. Prandaj, ekipi im ka caktuar një listë pozitash seksuale të cilat më së shumti i djegin kaloritë. Madje kam marrë edhe një kalkulator që i llogarit ato. Gjithçka varet nga gjinia, gjatësia, pesha, pozitat dhe stili”, ka deklaruar Kardashian.

Ajo ka thënë se pozita e misionarit te femrat shpenzon 40 kalori, porse asaj nuk i pëlqen.

“Unë nuk jam femër për pozitën e misionarit. Ndoshta do të më pëlqente më shumë kjo pozitë, në rast se do të kishte më shumë angazhim, mirëpo pozita e misionarit shpenzon më shumë kalori te meshkujt – diku mes 100-300 brenda një ore”, ka treguar 31-vjeçarja.

Khloe i pëlqen më shumë pozitat seksuale kur ajo është sipër. “Jo vetëm se do ta kryejë punën, por njëherësh do t’ju ofrojë stërvitje të fuqishme!”, sqaron ajo.

Njëherësh, Kardashian është shprehur se nuk do t’i thoshte jo ‘pozitës së qenit’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...