Përpiquni të mos e pini ujin kur jeni në pishina ose në det. Kurrë mos e pini ujin e pazier as nga burimi ose nga lumi. Ai mund të duket i pastër, por ju duhet të keni parasysh se kafshët e egra pinë nga këto vende dhe mund të zbrazin nevojën e tyre në ato vende.
Uji i freskët nga lumenjtë dhe liqenet mund të përmbajë leptospirozë, një lloj baktere që gjendet në urinën e gjitarëve. Ky infeksion mund të shkaktojë temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh te njerëzit, por zakonisht është i mjekueshëm.
Një kërcënim tjetër, edhe pse i rrallë por vdekjeprurës, është ameba (Naegleria fowleri). Për të ulur rrezikun tuaj, mos kërceni me këmbë në liqene të ngrohta, të fjetura. Duke bërë kështu ju mund ta shtyni ujin të depërtojë lartë përmes hundës tuaj, duke i dhënë amebës mundësi që të depërtojë në trurin tuaj.
Infeksionet nga bakteret dhe parazitët janë një problem më i vogël në ujërat e kripura, por ju duhet të qëndroni larg detit nëse keni ndonjë plagë ose prerje e cila mund të infektohet. Ju po ashtu duhet të keni kujdes nga kandilat e detit. Disa prej tyre mund të jenë të gjatë me metra, andaj nuk preferohet të futeni thellë në ujë.



