Ushtrimet e shkurtra dhe intensive, janë më efektive për shëndetin tonë, tregojnë studimet më të fundit.
Studiuesit nga Universiteti i Kopenhagës kanë kryer një kërkim, i cili tregon se ushtrimi prej 60 minutash, nuk është më shumë efektiv se të ushtrohemi 30 minuta, sidomos kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.
Sipas tyre, ushtrimet më të shkurtra janë më të mira për shëndetin, pasi e ngarkojnë më pak sistemin kardiovaskular.
Autorët e studimit thonë se gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj është ecja e shpejtë, intesive. /Albeu/Mjeku.Net/



