2Ton përgjigjet rreth lidhjes me Dafina Dautin

PUBLIKUAR

Gjate ditës së sotme kanë qarkulluar lajme për një lidhje në mes reperit 2ton dhe Dafina Dautit, njofton Klan Kosova.

Një fotografi e postuar nga ana e Dafinës në llogarinë në Instagram, bëri që shumë kush të mendojë se në mes të dy artistëve ka filluar një romancë.

Por ja që ky lajm nuk është aspak i vërtetë.

Këtë gjë e ka demantuar vet reperi 2ton për Klankosova.tv, duke thënë se lajmi që ka vërshuar portalet nuk është i vërtetë dhe se në mes tij dhe Dafinës qëndron vetëm miqësia.

Vlen të përmendet që fotografia e postuar nga Dafina është bërë mbrëmë në një syneti ku të pranishëm ishin shumë këngëtarë nga estrada shqiptare.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...