Edita: Nuk bëj gjithçka për famë

PUBLIKUAR

00_12_14074799381167544734
E njohur për publikun që kur ishte fëmijë, Edita Sopjani premton që shumë shpejt do ta sjellë këngën e saj më të re. Në një intervistë për gazetën Tribuna, Edita Sopjani flet edhe për famën, operacionet plastike dhe shumëçka tjetër.
Që një kohë të gjatë i ka munguar skenës muzikore, por tashmë Edita ka vendosur që në muajin shtator ta sjellë një këngë të re. Ajo ka treguar se gjithë punën për realizimin e kësaj kënge ia ka besuar Stine Record. “Ditëve të fundit jam përkushtuar në karrierën muzikore dhe jam duke punuar në një këngë të re me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Stine Record. Këngës do t’ia bashkoj edhe videoklipin por nuk kam vendosur ende se me kë do ta realizoj”, ka thënë Edita për Tribunën.

Kënga e Editës titullohet “I’m Better” dhe është një këngë e lehtë me ritme verore. Ajo ka treguar gjithashtu se në fund të vitit do të vijë me një baladë, kurse sa i përket bashkëpunimeve me këngëtaret tjerë të estradës, Edita tregon se nuk ka menduar ende të ketë bashkëpunime me askënd. “Pas lansimit të kësaj kënge, në fund të vitit do të vij me një baladë ndërsa për bashkëpunime nuk kam biseduar me asnjë nga kolegët e mi, mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë që të vij me një duet”, ka theksuar Edita.

Ajo ka treguar se nuk është edhe aq e angazhuar me koncerte në trojet shqiptare dhe se verën e ka shfrytëzuar më shumë për pushim. E pyetur për jetën private, Edita thotë së nuk ka ndryshuar ende asgjë dhe statusi i saj vazhdon të jetë beqare. “Nuk ka asgjë të re, vazhdoj të jem beqare” ka shtuar Edita.

Nuk është kundër operacioneve plastike

Ndonëse çdo artist pretendon që të gëzojë famë sa më të madhe, madje disa prej tyre edhe janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm për të arritur te fama, për Editën kjo gjë nuk ka fare rëndësi dhe thotë se nuk është e gatshme që për famë të bëjë gjithçka “Jo, unë nuk kisha bërë gjithçka për famë, unë punën time si këngëtare e bëj që publiku të ndjehet mirë kur më dëgjon dhe mendoj që ekzistojnë disa gjëra nuk duhet bërë për famë” ka shtuar Edita.

Ajo ka folur edhe për operacionet plastike për të cilat nuk është kundër por thotë se nuk ka menduar asnjëherë të bëjë operacion plastik pasi që është e kënaqur me dukjen e saj. “Jam e kënaqur me dukjen time dhe asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend që të bëjë ndonjë operacion të tillë por nëse ndonjëherë kam ndonjë problem atëherë patjetër se do ndërmerrja një operacion plastik” ka theksuar Sopjani.

Përveç që merret me muzikë, Edita ka edhe një tjetër karrierë, ajo ka përfunduar studimet në Komunikim Masiv dhe Gazetari dhe për momentin është edhe redaktore në sektorin e muzikës në dy televizione private. “Momentalisht jam duke punuar si redaktore e muzikës në dy televizione private pasi për këtë drejtim edhe kam studiuar” ka theksuar Edita. Ajo po merret edhe me fitnes ku kalon një pjesë të ditës.

 

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...